Me vendimin që PD-ja zyrtare i takon Enkelejd Alibeajt është ky i fundit që merr fondin nga KQZ për zgjedhjet. Por me cfarë fondesh do ta bëjë fushatën Sali Berisha tashmë? Ish-kryeministri tha se do të ketë donacione, por theksoi se do të jenë transparente.
“Paratë Edi Rama ua ka dhënë vetëm pengjeve të vetë. Kandidatët e bazojnë fushatën te besimi i qytetarëve. Do të ketë edhe donacione me mekanizma transparente. Por nuk ka asnjë qindarkë, që të gjitha i merr “Basha-Brava” nga dita e konstituimit dhe deri më sot” tha ai.