-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Milionere, kjo është pasuria e Vlora Hysenit që Rama i besoi SHISH-in

Kryesoret

Vlora Hyseni të cilën kryeministri, Edi Rama e ka propozuar për postin e  drejtoreshës së Shërbimit Informativ Kombëtar në vendin tonë, dikur ka qenë ish-zëvendësdrejtuesja e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
Ish zëvendës drejtoresha e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës bazuar në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion del te jetë pothuajse milionere, raportojnë mediat në Kosovë.

Por gjithë pasurinë e saj që e ka tashmë të deklaruar, ajo thotë se e ka të trashëguar nga prindërit dhe gjyshi i saj.

Ajo posedon një shtëpi 400 metra katrorë vlera e të cilës është dikur afër 100 mijë euro, por që e ka shkruar në formularin e deklarimit të pasurisë se është e prindërve.

Hyseni po ashtu nga prindërit ka katër hektar tokë vlera e të cilës është 200 miëj euro.

Tokë e pyllë të trashëguar nga gjyshi thotë si i posedon 20 hektar e që vlera arrinë shumën e mbi gjysmë milioni euro.

Vlora Hyseni vozitë një veturë, vlera e të cilës është 18 mijë euro e që sipas saj e ka blerë nga kursimet.

Osmani dhe Kurti e shkarkuan, kush është Vlora Hyseni që Rama i besoi SHISH-in?

65 mijë euro ka para të gatshme në dy banka të Kosovës.

Ajo është shkarkuar sot nga pozita që mbante në Agjencinë e Kosovës për Inteligjence nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Arsyet në vendimin për shkakrimin e saj nuk janë bërë të ditura.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit