Policia e Korçës ka arrestuar një 44-vjecar nga Korça, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia.
Në njoftim e policisë bëhet me dije shtetasi E.K, rezulton i dënuar në mungesë nga gjykata, për veprën penale “ngacmim seksual”.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan shtetasin E. K., 44 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprën penale “Ngacmimi seksual”