Sot ka dalë para gjykatës Diana Bahçja, nëna që u mor dhe u fut në burg tetë ditë pasi lindi foshnjën. Shkak u bë një gjobë e vjetër që ishte konvertuar në 50 ditë burg, pas nuk ishte shlyer.
Ajo kërkoi nga gjyqtari që ta lironte pasi kishte fëmijën e vogël. Nëna tregoi se u kërkoi policëve që ta lironin, por ata refuzuan.
“U thashë policëve që kam foshnjën me gji. Kërkoj lirimin nga qelia, pasi kam fëmijën e vogël dhe nuk ka kush ta ushqejë” tha ndër të tjera nëna nga Shkodra.
Por çfarë tha ajo për dënimin me akuzën se braktisi fëmijën e parë. “Nuk kam qenë në dijeni të gjobës. Fëmijën e parë nuk e kam takuar se nuk më lejojnë, vajza është 5 vjeçe” tha ajo.
PAMJET/ Flet nga “kafazi” në gjykatë nëna lehonë që u arrestua sapo lindi fëmijën