Vlora Hyseni të cilën kryeministri, Edi Rama e ka propozuar për postin e drejtoreshës së Shërbimit Informativ Kombëtar në vendin tonë, dikur ka qenë ish-zëvendësdrejtuesja e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
Pasi u shkarkua prej funksioneve të AKI-së. nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, Rama e mori Hysejnin si këshilltare të tij.
Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, gjatë periudhës sa institucioni që mbledh dhe shpërndan informacione të rëndësishme për shtetin te kryeministri dhe presidenti kishte mbetur pa drejtor.
Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i 2020 kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të 2021 kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti.
Hyseni përshkruhet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo flet disa gjuhë të huaja.