Deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar në lidhje me emrin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për t’u emëruar në krye të SHISH.
Noka tha se Vlora Hyseni, e cila më parë ishte pjesë e Shërbimit të Inteligjencës së Kosovës (AKI), u shkarkua nga detyra për dyshime për lidhjen e tij me serbët.
“Kosova e shkarkon për lidhje serbe, Rama e propozon në krye të SHISH
Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar.
Vlora Hyseni dyshohej për lidhje serbe dhe mesa duket kaq i ka mjaftuar Ramës për të plotësuar kriterin nr.1 të tij”, shprehet Famur Noka.