-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama e do në krye të SHISH-it/ Noka: Vlora Hyseni ka lidhje me serbët

Kryesoret

Deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar në lidhje me emrin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për t’u emëruar në krye të SHISH.

Noka tha se Vlora Hyseni, e cila më parë ishte pjesë e Shërbimit të Inteligjencës së Kosovës (AKI), u shkarkua nga detyra për dyshime për lidhjen e tij me serbët.

“Kosova e shkarkon për lidhje serbe, Rama e propozon në krye të SHISH

Rama propozon në krye të SHISH bashkëkombasen Vlora Hyseni, por kjo e fundit është shkarkuar në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) i Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ku thuhet shprehimisht se:

Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar.

Vlora Hyseni dyshohej për lidhje serbe dhe mesa duket kaq i ka mjaftuar Ramës për të plotësuar kriterin nr.1 të tij”, shprehet Famur Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit