-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shikoje nga parakolpi”, pezullohet shefi që u tall me adoleshenten

Kryesoret

Komisari Rustem Dervishi, shefi i krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është pezulluar nga detyra pak orë pas publikimit të mesazheve tallëse mes tij dhe efektivëve të tjerë të policisë për adoleshenten.

Policia e Shtetit

Në lidhje me një postim në rrjetet sociale, në të cilin pasqyrohet komunikimi joetik në një grup komunikimi në platformën WhatsApp, midis disa punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, ju bëjmë me dije se:

Menjëherë pas marrjes dijeni, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra, për një periudhë 30-ditore, Shefin për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në DVP Tiranë, Komisar R. D., për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga neni 204 i rregullores së Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e AMP-së, vijon punën për kryerjen e një hetimi të plotë administrativ për këtë rast.

Policia e Shtetit është e vendosur për të ndëshkuar cilindo punonjës policie që cenon imazhin e Policisë dhe besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.

Skandali/ Mesazhet e shefit të komisariatit për vajzën e humbur: Shikoje nga parakolpi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit