Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe Skënder Hita kanë prezantuar në Durrës këtë të premte planin e masave të ndërmarra nga Policia e Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë përgjatë sezonit veror 2026.
Me qëllim mbarëvajtjen e një sezoni të qetë për miliona vizitorë, Policia e Shtetit, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare do të jenë në terren me kapacitete të shtuara, gatishmëri të plotë dhe teknologji moderne.
Ndryshe nga vitet e kaluara, risia e këtij sezoni do të jetë mbështetja e integruar e njësive detare nga ajri, përmes monitorimit të pandërprerë me dronë, duke mundësuar një kontroll më gjithëpërfshirës të territorit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari theksoi se zhvillimi i turizmit sjell jo vetëm mundësi ekonomike, por edhe përgjegjësi të reja për garantimin e sigurisë së vizitorëve dhe qytetarëve.









