-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënoi me sulm në paradën me 30 mijë persona, arrestohet i riu shqiptar në New York!

Kryesoret

Një shqiptar në New York të SHBA-ve, i fiksuar pas grupit islamik ‘ISIS’, u arrestua pasi kërcënoi se do të vriste policët në një paradë lokale të ditës së ‘Shën Patrikut’, ndërkohë që qytetarë të shumtë ishin përgatitur për të festuar.

32-vjeçari Ridon Kola, banor u Yonkers, u arrestua dhe u akuzua për kërcënime ndërshtetërore përpara paradës së qytetit të Shën Patrikut, të planifikuar për të shtunën.

Akuza mbart një dënim maksimal prej pesë vitesh burg federal dhe vjen pasi Kola dërgoi drejtpërdrejt mesazhe në llogaritë e mediave sociale të policisë së ‘Yonkers’ për të detajuar sulmin e tij të planifikuar.

Kërcënimet erdhën gjatë disa ditëve dhe u bashkuan nga një sërë postimesh shqetësuese në mediat sociale të vetë terroristit të dyshuar.

Një postim i tillë, i publikuar disa ditë pasi Kola i dërgoi mesazh direkt departamentit për të thënë se ai do të ‘kryqëzonte’ policët, përfshinte një imazh të të dyshuarit duke tundur një sëpatë, me sa duket për të përmbushur kërcënimin e tij.

“Unë do të kryqëzoj policët e Yonkers dhe shefat e tyre përgjatë rrugës McLean, Do të jetë një skenë tmerri, Allahu Ekberr”- shkruan Kola në kërcënimin e tij.

Në mesazh nuk shënjestrohet parada por rruga ku do të zhvillohej, duke bërë të mendohet se mund të tentohet një sulm masiv ndaj qytetarëve të pranishëm. Parada e Yonkers nuk është aspak e vogël dhe ende pritet të mirëpresë afërsisht 30,000 persona.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit