Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se është dakord me planin franko-gjerman por akuzoi se Vucic nuk e firmoai.
“Erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshjen bazë me aneksin e zbatimit.
Kemi arritur pajtim publik për një aneks që do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë.
Pala tjetër, njëjtë si në takimin e kaluar në Bruksel më 27 shkurt, po i ikën nënshkrimit. Tash edhe me aneks.
I takon BE-së të gjejë mekanizmin të bëjë statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht të obligueshme”, ka thënë Kurti.
You must log in to post a comment.