-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE/ Berisha takim virtual me demokratët e Londrës: Rama zëvendësoi ligjet me ato të mafias

Kryesoret

Ish-kryemisnistri, Sali Berisha po zhvillon një takim nga foltorja me bashkëatdhetarët në Londër.

Gjatë takimit virtual që po mbahet Berisha u shpreh Rama zëvendësoi ligjet dhe rregullat e shtetit ligjor me atë të shtetit mafioz.

“Shqiptarët sot, siç e dini ju, braktisin vendin e tyre më shumë se çdo komb tjetër dhe nuk e braktisin se u mungon dashuria për Shqipërinë, por e braktisin atë sepse regjimi i sotëm ka rikthyer monizmin e 32 viteve më parë.

Në rast se 32 vite më parë, monizmi, dmth përqendrimi i të gjitha pushteteve në duart e një partia, bazohej në doktrinën Marksiste-leliniste, monizmi i sotëm bazohet në brutalitetin e krimit, në drogën dhe fuqinë negative të saj, në vjedhjen e papërmbajtur të qytetarëve shqiptarë.

Me këto mekanizma, Edi Rama ndërtoi në këto vite narkoshtetin e parë dhe te vetëm në Europë, ç’ka do të thotë zëvendësimin e ligjeve, rregullave të shtetit ligjor me atë të shtetit mafioz.

Mund të ju jap këtu me dhjetëra, qindra shembuj. Jeta e përditshme e shqiptarëve është e mbushur plot me rast të tilla. Një javë më parë arrestohej një lehonë me fëmijë 8 ditësh, për një gjobë prej 250 mijë lekësh, për të cilën nuk ishte njoftuar kurrë.

Po një javë më parë, ekzekutohet në banak, një zonjë tjetër që mbante fëmijën, duke bërë dy punë, vetëm e vetëm se në përleshjen mes bandave, njëri vrasës ishte liruar nga drejtësia, i kishte ‘shpëtuar’ policisë dhe ndodhej i lirë.

Pra në Shqipëri ligji nuk ekziston për qytetarët, nuk u jep mbrojtje qytetarëve, liritë e të drejtat e shqiptarëve janë më të nëpërkëmbura se kurrë. Kjo është njëra anë. Ana tjetër është se çfarë ndodh me pasuritë e tyre, me financat e tyre me buxhetin e tyre,” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit