-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi virtual me demokratët e Londrës, Berisha: Sot shqiptarët vidhen me tendera sekretë

Kryesoret

Ish-kryemisnistri, Sali Berisha po zhvillon një takim nga foltorja me bashkëatdhetarët në Londër.

Gjatë takimit virtual që po mbahet Berisha u shpreh se sot shqiptarët vidhen me tendera sekretë.

“Sot buxheti i shqiptarëve, në masën 80-90% vidhet nga kjo qeveri. Do të thoni ju me të drejtë, si mundet, si ndodhë? Thjeshtë, çdo punë publike që kryhet në Shqipëri, bëhet me një çmim, 6-8-10 herë më të shtrenjtë, sesa duhet të ishte në përputhje me manualet e punëve publike.

Kështu në rast se 1 km rrugë në fushë në Gjermani ndërtohet me 2-3 mln euro, në Shqipëri ajo ndërtohet me 24 mln euro. Në rast se një shkollë ndërtohet me 700 mijë euro sipas standardit, në Tiranë ajo ndërtohet me 6 mln euro.

I tërë buxheti shpërdorohet, vidhet nga sekti i rilindjes dhe shqiptarët zhyten çdo vit e më shumë në varfëri. Të njëjtin fat kanë edhe pasuritë publike.

Kemi pasur dy vite plot lagështi dhe shira, digat tona kanë qenë plot. Shqipëria sot falë HEC-eve private prodhon 2 miliardë kilovat orë energji elektrike më shumë se nevoja totale e saj. Megjithatë çfarë ndodh? Këta qeveritarë zbrazin digat, shesin energjinë në verë tek sekserët e tyre me çmime të ulëta qesharake, dhe pastaj këta sekserë e shesin në bursë me çmime 3-5-6 herë më të larta dhe këto para i ndajnë me qeveritarët.

Zinxhiri i vjedhjeve të tij nuk ka të ndalur. Pasuritë publike janë sot një mallkim për qytetarët. Ato nuk prodhojnë të mira, nuk kthehen në mirësi për qytetarët e këtij vendi. Gara e hapur që është ligj në çdo vend të lirë është zëvendësuar me prokurorimin sekret, direkt. Janë rritur me 25 herë krahasuar me vitin 2013, prokurimet sekrete.

Në rast se përpara të tilla lejoheshin vetëm për shërbimet inteligjente dhe në ndonjë një rast të veçantë për prokurorinë. Sot ato janë bërë ligj dhe nëse duan të vjedhin pa u kuptuar, shpallin tendera sekrete apo negociata të mbyllura,” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit