-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ nxjerr Berishën nga koalicioni i Metës

Kryesoret

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka regjistruar në zgjedhje koalicionin “Bashkë Fitojmë” të udhëhequr nga Partia e Lirisë, por pa Sali Berishën. Në kërkesë Sali Berisha kishte firmosur si kërkues me emrin dhe logon e PD-së.

Por duke qenë se KQZ dhe KAS njohin PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha që ka komanduar Enkelejd Alibeajn, Celibashi regjistroi koalicionin e opozitës pa Sali Berishën.

Tashmë koalicioni do të përbëhet nga tre parti, PL, PDK dhe PBDNJ, por që Sali Berisha do të ketë emrat e kandidatëve për bashkitë dhe këshillat brenda këtij koalicioni, por pa emrin e PD-së dhe të tijin.

Vendimmarrja do të jetë në respektim të kodit zgjedhor. Mendoj që jemi përpara të njëjtës situatë sikurse ishte ajo e prag zgjedhjeve të 6 marsit 2022, ku ishte pak a shumë e njëjta kërkesë për t’u regjistruar.

Kjo jo për të konfirmuar kontiunitetin dhe respektimin e precedentëve të vendosur. Ajo që thotë përfaqësuesi i PD-së në lidhje me faktin që PD nuk është pjesë e asnjë koalicioni pa konsideruar faktin që zoti Sefa përfaqëson PD-në në KQZ.

Gjë që nuk do të thotë se ka të gjitha tagrat për cdo veprim juridik që PD kryen. Mungon vullneti i PD-së për të qenë pjesëtare e këtij koalicioni. Është i njëjti arsyetim që kam bërë edhe kur kam shqyrtuar kërkesën e një koalicioni në shkurt të 2022-shit.

Nuk shoh shkak për të vendosur për të marrë një vendim të pjesshëm apo ndërmjetëm. Në konkluzion, do të regjistrojmë koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por me vetëm tre parti, PL, PDK dhe PBDNJ” tha Ilirjan Celibashi.

LIVE-Debat në KQZ/ PD: Rrëzoni kërkesën e Berishës për koalicion

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit