I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar ka qenë i pranishëm në takimet në Ohër në cilësinë e vëzhguesit.
Pas përfundimit të bisedimeve, ai është parë në hotelin ku është vendosur qendra e mediave.
Escobar, i tha më herët gjatë ditës Radios Evropa e Lirë, se “nuk jemi të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i marrëveshjes”.
Ende nuk dihet nëse zyrtari i lartë amerikan do të prononcohet për mediat pas përfundimit të rundit të bisedimeve.