Pasditen e sotme është regjistruar një aksident në Peshkopi ku 2 makina kanë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë është plagosur një këmbësor.
Ngjarja ka ndodhur në orën 17:35, në vendin e quajtur “kryqëzimi i Bolonjës”, në Peshkopi.
Automjeti tip “Benz”, me me shofer me inicialet L.K. është përplasur me një automjet tjetër tip “Benz” me drejtues Xh. Zh.
Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale si dhe është lënduar këmbësori që është gjendur mes dy automjeteve. Ai po merr ndihmë mjekësore në spital.
Dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariat ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.