Kështu nis artikullin e saj Në një artikull të publikuar nga “DailyMail” janë vënë në qendër të vëmendjes sërish bandat e krimit të organizuar.
Në artikullin e publikuar vihet në pah se këto banda po përdorin berberhanet për të kryer bizneset e tyre të drogës.
Mësohet se disa biznese të tilla po përdoren për të fshehur të ardhurat e krimit dhe se shumë prej tyre mund të jenë një bazë për trafikun e qenieve njerëzore dhe punën e skllevërve.
Shpërthimi i dyqaneve të berberëve në Londër dhe qytete të tjera të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë që ekspertët të bëjnë thirrje për një hetim.
Disa po drejtohen nga bandat shqiptare dhe kurde të dyshuara se fitojnë para duke kontrabanduar dhjetëra mijëra emigrantë nga Calais në Dover me kamionë dhe varka të vogla përtej Kanalit.
“Përgjatë rrugëve të larta ne kemi parë një bum në hapjen e berberëve që nga pandemia. Shumë nga këto dyqane kanë mijëra paund pajisje, por nuk kanë klientë,” tha ish-oficeri i Policisë Metropolitane, Ali Hassan Ali.
“Ne e dimë se bandat e kontrabandës së njerëzve në Calais janë drejtuar tradicionalisht nga kurdët, por ata tani po punojnë me shqiptarë,” shtoi ai.
Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) paralajmëroi kohët e fundit se sasia e parave kriminale që largohen nga Britania është rritur në mënyrë eksponenciale gjatë katër viteve të fundit, e nxitur nga bandat shqiptare të drogës që dërgojnë para në shtëpi.