-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Marrëveshja ka 2 probleme të mëdha”, Serwer: I bënë shumë presion Kurtit

Kryesoret

Profesori në Universitetin John Hopkins në Washington, Daniel Serwer është shprehur se Aneksi Zbatues i marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka dy probleme të mëdha.

I pari, sipas tij është se marrëveshja fokusohet në proces, jo në substancë, dhe se Serbia refuzoi sërish ta nënshkruajë.

Serwer në një analizë të publikuar sot shkruan se risia kryesore procedurale është inkorporimi i detyrimeve në të dy marrëveshjet në detyrimet e anëtarësimit të të dyja vendeve në BE.

Marrëveshja e re parashikon gjithashtu një grup monitorimi të kryesuar nga Bashkimi Europian. Këto dispozita, sipas Serwer, kanë qenë të nënkuptuara gjatë gjithë kohës.

Serwer përmend se Aneksi e detyron Kosovës që t’i fillojë menjëherë negociatat për vetëmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë dhe në këtë riformulim të marrëveshjes së vitit 2013, ai sheh dy veçori.

“Së pari: shmang formën specifike institucionale të origjinalit. Kjo në sytë e Prishtinës përfaqësonte një kërcënim potencial për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Së dyti: i referohet ‘komunitetit serb’. Kjo sugjeron se nuk vlen për komunat ekzistuese, por vetëm për ato brenda Kosovës që e konsiderojnë veten qytetarë serbë”, shkruan profesori amerikan.

E para është qartë në avantazhin e Kosovës, sipas tij. “E dyta është për Serbinë, pasi eliminon detyrimet ndaj shumicës së joserbëve”.

Më tej ai analizoi motivet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç për të mos e nënshkruar marrëveshjen. Sipas Serwer, ato janë të qarta.

Ai gjithashtu shtoi se marrëveshja e fundit nuk ka reciprocitet.

“Serbia merr vetëqeverisjen për qytetarët e saj në Kosovë, por shqiptarët që jetojnë në Serbinë jugore nuk kanë asgjë të krahasueshme”, shkruan profesori amerikan, duke theksuar se telashet që ua bën shteti serb shqiptarëve në Serbi nuk përmenden fare.

“Nuk ka afate për t’i arritur qëllimet e përcaktuara. Një marrëveshje e fokusuar në proces pa nënshkrime i lë shumë negociatave të ardhshme. Ky është më shumë tym dhe pasqyrë sesa substancë. Ka më shumë gjasa të gjenerojë konfuzion të mëtejshëm sesa paqe,” përfundon Serwer analizën e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit