-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia derdh në rrugët e Maripolit grurin ukrainas

Kryesoret

Rusia derdhi grurin ukrainas nëpër një rrugë që të çon nga Mariupol, ka pohuar një zyrtar i qytetit.

Petro Andriushchenko, një këshilltar i kryetarit të bashkisë së qytetit të pushtuar, pohoi se 20 tonë grurë ishin shpërndarë në rrugën në zonën e Novoazovsk në lindje të Mariupolit.

Në një postim në Telegram,  Andriushchenko tha: “[Rusia] do të qajë për urinë në botë. Pyes veten se kush e shkaktoi urinë në botë?”

 

Një video e postuar dje nga këshilltari supozohet se tregon makinat kalojnë mbi grurin e hedhur.

Vladimir Putin ka vizituar Mariupolin – territor ukrainas i pushtuar që nga fillimi i luftës – në atë që media shtetërore e përshkruan si një “udhëtim pune”.

Putin mbërriti me një helikopter, udhëtoi nëpër disa rrethe të qytetit, bëri ndalesa dhe foli me banorët, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, e cila citon Kremlinin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit