-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A i keni ndërprerë marrëdhëniet me grupin e Berishës për kandidatët e PD? Flet Alibeaj!

Kryesoret

Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar sot pasdite një mbledhje me Kryesinë e Partisë Demokratike në kuadër të zgjedhjeve vendore.

Në një konferencë për mediat pas mbledhjes, Alibeaj deklaroi se është e papajtueshme që grupi i Berishës ka futur kandidatët e PD-së nën logon e një partie tjetër.

Ai shprehet edhe njëherë se PD-ja e tij është e hapur për të bashkëpunuar me grupin e Berishës për zgjedhjet vendore.

Pyetje: Keni kandidat për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin?

Alibeaj: Procesi është në vazhdim. Ky proces, siç është parashikuar në vendimin e Kryesisë, është një proces që bazohet në statutin e partisë. Në një nga mbledhjet e mëparshme, ne kemi kërkuar kandidimin e Primareve.

 Pyetje: Ka një përplasje mes teje dhe Bardhit?

Alibeaj: Nuk është paqartësi. Unë dhe kushdo ka detyrim të respektojë vendimet e Kryesisë. Ajo që ka thënë Bardhi është në bazë të qëndrimeve tona për kandidatët e Primareve të grupit të Rithemelimit, janë të ftuar të bashkohen në logon e PD-së. Ky proces, do të vazhdojë të diskutohet këtu në mbledhjet e Kryesisë.

Pyetje: Bardhi deklaroi se në këto 3 bashki nuk do nxjerrë kandidatë.

Alibeaj: Është gjithmonë sipas rregullave të statutit që këto do i vendosë Kryesia. 

Pyetje: A i keni ndërprerë urat e bashkëpunit me Berishën? A do thotë kjo se dalja me dy kandidatë në zgjedhjet vendore, ndërprerje e marrëdhënieve?

Alibeaj: PD nuk ka se si të ketë dy kandidatë. Ka vetëm një kandidat. Kandidatët e tjerë mund të jenë nën logon e partive të tjera, në PS ose në PL. Së dyti, të marrësh demokratë dhe t’i çosh në një parti tjetër që nuk ka ngjyrën apo këtë logon e demokratëve, unë besoj që është e tillë që është e papajtueshme me qëndrimin, anëtarësinë e PD-së.

Po më pyesni për Sali Berishën? Unë e kam bërë të qartë këtu e një vit e gjysmë më para. Nuk është çështje personale, por çështje identiteti. PD ësht themeluar si parti properëndimore. Marrëdhëniet e saj me SHBA, Britaninë dhe BE janë ADN-ja e kësaj partie. Raporti i kësaj partie është e shenjtë.

Ne kemi bërë maksimumin përtej çdo durimi për të bërë të mundur të kemi një kandidat për demokratët. Për të gjithë qytetarët që janë të pakënaqur nga regjimi i Edi Ramës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit