-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mos më shih fare”! Rrëfehet gangsteri: Po dështove, shqiptarët të vrasin!

Kryesoret

“Daily Mail” ka publikuar itinerarin dhe skemën për trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Britaninë e Madhe dhe organizimin e shqiptarëve. Në materialin e dytë të publikuar, media britanike është ndalur në rrëfimin që ka bërë një trafikant ekuadorian, i cili ka folur edhe për shqiptarët.

Gazetari tregon se asnjëherë më parë, një trafikant vendas nuk ka thyer kodin e mafies për të treguar se si funksionojnë bandat shqiptare të krimit të organizuar.

“Baronët shqiptarë të drogës paraqiten fillimisht si biznesmenë dhe investitorë, duke përdorur identitete të rreme. Ata marrin me qira shtëpi luksoze dhe kalojnë kohën e tyre në palestër e restorante të shtrenjta.

Shumica prej tyre vendosen në Guayaquil, qytet i cili sipas autoriteteve amerikane, është një nga nyjet kryesore të trafikut të kokainës drejt Europës.

Njeriu që punon me shqiptarët është Carlos El Diablo. Njerëzit që punojnë në port, paguhen nga bandat kriminale. Ata që janë përgjegjës për vulosjen e kontejnerëve janë shënjestër e ryshfeteve. Po ashtu, edhe personeli që është përgjegjës për kamerat.

Carlos punon me shqiptarët që jetojnë në Guayaquil. Ata janë përgjegjës për mallin dhe vlerën e kokainës. Shqiptarët japin paradhënie për dërgesat e kokainës, e cila zakonisht është gjysma që paguhet për ngarkesën.

Shqiptarët nuk pëlqejnë t’i përshëndesësh kur nuk janë në punë. Një herë, një shqiptar më tha: Nëse do të më shihni pas këtij takimi, nuk njihemi. As mos më shiko fare” tregon ai.

Hileja e “El Chapo”-s shqiptar dhe arratisja nga burgu

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit