Pas SHBA, kriza e bankave preku edhe Zvicrën, banka problematike, Credit Suisse do të shpëtohet nga rivali i saj zviceran, UBS, me një marrëveshje të mbështetur nga qeveria. Vendimi erdhi pas një fundjave me bisedime urgjente.
Tregjet reaguan me nervozitet, ndërsa aksionet e Credit Suisse ranë me 60 përqind. Bursat në Azi dhe Europë njohën rënie, ndërsa Credit Suisse, banka e dytë më e madhe në Zvicër, mendohej se ishte shumë e rëndësishme për të dështuar në këtë mënyrë
Huadhënësi i dytë më i madh i Zvicrës konsiderohej një nga 30 bankat më të rëndësishme në botë- kjo është arsyeja se pse blerja e saj nga UBS u nxit nga autoritetet zvicerane.
Megjithëse arsyet për çdo dështim ndryshojnë pak, faktori kryesor ka qenë rritja e ndjeshme e normave globale të interesit, e cila ka goditur vlerën edhe të investimeve të sigurta, në të cilat bankat mbajnë një pjesë të parave të tyre.
Kjo i ka trembur investitorët dhe ka bërë që çmimet e aksioneve të të gjithë bankave të bien, ndërsa ato që konsiderohen si më të dobëtat, janë goditur më rëndë.
Autoritetet financiare në BE, SHBA dhe Britani të Madhe thonë se e mbështesin këtë marrëveshje, duke theksuar se bankat janë të forta dhe depozitat e njerëzve janë të sigurta.
Testi i acidit nëse ky shpëtim zviceran ka qetësuar nervat në botën financiare do të jetë kur tregjet financiare të hapen të hënën- kjo është arsyeja pse ishte kaq e rëndësishme që kjo të bëhej të dielën në mbrëmje./BBC