Armaldo Kllogjeri, njohur si ‘Maestro’ i shtëpisë së Big Brother, ka qenë banori që u largua nga shtëpia mbrëmjen e djeshme.
Ai ishte në një nominim me Luizin dhe Kristin.
Armaldo ka qenë i ftuar sot në ‘Fun Club’ për të folur më shumë rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë.
Ndër të tjera ai ka thënë se ka qenë mik me Luizin dhe do të mbetet edhe pas Big Brotherit pavarësisht se çfarë do të ndodhë.
Ndërsa për fituesin Armaldo u shpreh se ende i qëndron mendimit se BBV duhet ta fitojë një vajzë.