-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Leku s’ka ngjyrë! Spahia i jep armikut socialist të Berishës tender 430 milionë

Kryesoret

Tenderat nuk njohin ngjyrë dhe padyshim nuk kishte si të mos ndodhte kështu edhe në Shkodër. Pavarësisht akuzave të kreut të “Foltores” Sali Berisha kundër ish-deputetit Sadri Abazi, i zgjedhuri i ish-kryeministrit në Shkodër në ditët e fundit ka firmosur një tender të majmë për nipin e socialistit, Arbër Abazi.

Tenderi është për shërbimin e pastrimit për bashkinë e Shkodrës, zona qendrore dhe është firmosur nga dora vetë, kryetari Bardh Spahia për kompaninë “ALKO IMPEX CONSTRUCTION”sh.p.k, të nipit të ish-deputetit të PS, Sadri Abazi, që Sali Berisha e akuzonte dikur për hajdut të fondeve publike. Kontrata është për gjashtë muaj 42.7 milionë lekë (42 765 809,00) lekë pa TVSH.

Në garë kanë qenë edhe dy kompani të tjera të skualifikuara, por faqja që menaxhon prokurimet publike dhe tenderat e ka kapur me flamur të kuq këtë procedurë, jo për ngjyrat e partive, por për shkak të faktit që është bërë me negocim duke ngritur dyshime të forta. Pa harruar faktin tjetër që fituesi u shpall me vetëm 300 mijë lekë më pak se fondit limit, pra thuajse “kokë më kokë”.

Por në fund të fundit, rëndësi ka që të gjitha palët janë të kënaqura, Berisha nuk do të ankohet për menaxhimin e mbetjeve nga dora e nipit të socialistit, por edhe ky i fundit është i lumtur për “llokmën” e madhe që mori dhe ndoshta i jep një dorë për të marr një tjetër mandat në 14 Maj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit