Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ditën e sotme është takuar me Zëvendës Presidentin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë Antonio Tajani.
Mes të tjerash Vuçiç, foli për qëndrimin e Serbisë ndaj dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ripërsëriti vijat e kuqe për Serbinë.
“Nuk flitet për anëtarësim në OKB dhe njohje reciproke. Ne jemi të gatshëm të zbatojmë gjithçka që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve, marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.
Sigurisht që nuk e kam të lehtë të duroj tipat më të papërgjegjshëm në vendin tonë. Të tilla çështje do t’i lë për një adresë tjetër.
Ashtu siç nuk mendoj se Serbia duhet të fshihet dhe të tërhiqet nga askush, aq më pak duhet të turpërohet nga ata që do ta shkatërronin brenda pesë minutash dhe do të marrin një përgjigje adekuate politike,” tha Vuçiç.