Kryeministri Edi Rama çeli ekspozitën e tij në Athinë. Kreu i qeverisë i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda dhe djali, Zaho u pritën nga ministri i Jashtëm, Nikos Dendias dhe më takoi kryeministri Kyriakos Mitsotakis duke e mbyllur me darkën e punës në selinë qeveritare “Maksim”.
Janë 33 punime të krijuara që prej vitit 2015 dhe 15 punime të vitit 2023. Veç pikturave, në ekspozitë ka edhe disa punime qeramike.
Ekspozita do të jetë e hapur deri në 31 mars. Sot do të mbahet forumi ekonomik ku do jenë të kompani të mëdha që veprojnë në të dyja vendet.