-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas marrëveshjes së Ohrit, kërkohet shqyrtimi i aplikimit të Kosovës në KiE

Kryesoret

Kryetari i Iniciativës Evropiane të Stabilitetit (ESI), Gerald Knaus, ka bërë thirrje që Këshilli i Evropës ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë mekanizëm.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës më 12 maj të 2022-së, ndërsa nuk ishte përfshirë në agjendë të Komitetit të Ministrave të KiE-së që ishte mbajtur më 20 maj.

Edhe pse Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka mohuar se procesi i anëtarësimit ka dështuar, njohësit e fushës kanë thënë se vonesat në këtë proces nuk janë lajme të mira për vendin.

E përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, John Howell, në seancën e Asamblesë Parlamentare pati deklaruar se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk duhet të mbahet peng i përparimit të dialogut me Serbinë.

Ndërsa, tani pas arritjes së marrëveshjes mes dy vendeve për normalizimin e raporteve që ndodhi më 18 mars në Ohër, kryetari i ESI ka thënë se nuk ka kuptim të insistohet për të drejtat e pakicave në Kosovë e të mos dëshirohet shtrirja e mbrojtjes së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut – mekanizëm i Këshillit të Evropës – për të gjithë kosovarët.

“A do të dërgohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së tani? Nuk ka kuptim të këmbëngulet për të drejtat e pakicave në Kosovë e të mos dëshirohet shtrirja e mbrojtjes së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Knaus në rrjetin social Twitter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit