-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i DASH, Berisha: Ramës i duhet krimi e bandat për të fituar zgjedhjet

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha foli sot për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.  Ai tha se DASH foli për lidhjen e qeverisë me bandat dhe abuzimin e zyrtarëve të lartë. Këtu Berisha përmendi emrin e Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetaj dhe Engjëll Agaçit.

Edi Rama monizmin e tij e bazon në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Kemi folur çdo ditë por vjedhjet e qindra milionë eurove në djegësat, në Durrës, në tendera sekretë, në Portin e Durrësit dhe kudo.

Dje Departamenti i Shtetit denonconte në mënyrë eksplicite vjedhjen me djegësat. 237 mln dollarë janë zhdukur thoshte, janë zhdukur në xhepat e Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçit, pa asnjë diskutim.

Pra këta vjedhin. Por vjedhjet më të mëdha këta i bëjnë në punë publike.

Po vija këtu dhe rrugët anësore, Lekaj-Fier, rrugët anësore kushtojnë me Edi Ramën 2.2 herë më shumë se sa vetë autostrada, se sa vetë bajpasi i Fierit, se sa kilometri në autostardën Levan-Vlorë.

A mund të imagjinohet kjo. Këta ndërtojmë kilometrin me paratë tuaja, 24 mln euro autostradë në fushë. “, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit