-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rivali për bashkinë: Korrupsioni galopant falimenton Vorën! SPAK, ku je?

Kryesoret

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar i Bashkisë Vorë, Indrit Hoxha denoncoi sot se 11 procedura prokurimi me vlerën e 14 milion eurove të zhvilluara nga Bashkia e Vorës janë abuzive dhe korruptive.

“Korrupsioni galopant në Vorë e ka falimentuar Bashkinë, dhe asnjë insitucion nuk ka ndërhyrë për të dënuar personat përgjegjes, për t’i kthyer qytetarëve dinjitetin e një qeverisjeje të mirë.

Prandaj i bëj thirrje SPAK të zbarkojnë në zyrat e Bashkisë Vorë dhe të marrin në kontroll një gropë të zezë ku humbin paratë e taksapaguesve, prindërve, punëtorëve dhe njerëzve të punës të kësaj zone.

Me 14 Maj, u premtoj të gjithë qytetarëve të Vorës, pa dallim partie e bindje politike, se vjedhjes dhe korrupsionit do t’i vijë fundi dhë një periudhe e re do të fillojë për ta dhe për qeverisjen lokale, në të mirë të njerëzve dhe zhvillimit të zonës.

Të gjithë personat që kanë abuzuar me parate e tyre, e kanë vendin para drejtësisë dhe aty do të përfundojnë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit