Pas eksperiencës së tij në “Big Brother Vip” Albania, tashmë Ronaldo Sharkën do e shohim në një format ndryshe nga ai i prezantuesit, në atë të opinionistit.
Ish-banori i BBV do jetë në rolin e opinionistit në formatin e dashurisë “Përputhen”. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në ‘instastory’.
“Sot dhe në ditët në vazhdim, mund të më ndiqni në rolin e opinionistit në Përputhen”, shkruan Ronaldo.
Ai ka treguar se do të jetë në këtë rol për disa ditë, duke i zënë vendin në këtë mënyrë opinionistit të njohur, Arian Konomi.