Gjykata e Shkallës së Parë ka rikonfirmuar masën e arrestit me burg për sekretarin e bashkisë së Bulqizës, Leonard Daçi.
Pak ditë më parë kur u arrestua kryebashkiaku Lefter Alla në listë ishte edhe emri i tij, por dy ditë më pas ai trokiti vetë në derën e gjykatës duke u futur në sallën e gjyqit, pasi ishte i lirë. Sot gjykata konfirmoi masën e arrestit duke e çuar në qeli.
Në njoftimin e SPAK emri i Leonard Dacit, figuron si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2e 25 i Kodit Penal.
Leonard Daçi është sekretar i përgjithshëm, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Tashmë do të jetë në qeli bashkë me kryetarin dhe pjesën tjetër, gjysmën e bashkisë për tenderin 3 milionë euro që kryetar i dha mikut të tij.