-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë në Greqi, 13-vjeçarja u përdhunua nga i afërmi dhe ngeli shtatzënë

Kryesoret

Një tjetër rast përdhunimi është zbardhur në Greqi ku si pasojë dhunës seksuale të një të miture ka mbetur shtatzënë.

Sipas informacioneve një vajzë 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga një i afërm i saj ku ka mbetur shtatzënë. Vajza dyshohet se është abuzuar edhe pas lindjes nga një tjetër i afërm që e ka pritur në Athinë.

Sipas të njëjtave informacione, 13-vjeçarja kishte mbetur shtatzënë dhe në fund të vitit 2022 ajo lindi fëmijën e përdhunuesit të saj në një maternitet në Athinë, siç pretendon ajo.

Rasti mobilizoi policinë, e cila pas deklaratës së të miturës, e cila vuri në dukje dy të huaj që dyshohej se e kishin përdhunuar, i arrestoi ata, duke pranuar se kishin kryer marrëdhënie me 13-vjeçaren, por duke mohuar akuzën e përdhunimit duke theksuar se u bë me vullnetin e saj.

Ngjarja tronditëse është se pas një deklarate të re të të miturës në shkurt të vitit 2023 në organet gjyqësore, u arrestua i afërmi i saj i cili siç tha e mitura e dhunoi, madje dyshohet se është babai i fëmijës 13-vjeç.

I afërmi i të miturit dyshohet se përdorte substanca për të kryer veprimet e tij të tmerrshme. Sipas informacioneve, ky person po mbahet në burg për një tjetër vepër penale.

Pas lindjes, 13-vjeçarja u ankua se ishte pritur në shtëpinë e një të afërmi tjetër në Athinë, i cili siç u ankua ajo e kishte dhunuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit