-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Fshije”! Kush është ministri që Rama i kërkoi Hysenbelliut që t’i bënte presion? (SMS-të)

Kryesoret

Faza e tretë e aksionit të institucioneve të qeverisë në “Prestige Resort” në pronësi të Irfan Hysenbelliut shkaktoi revoltën e ashpër të biznesmenit të disa mediave dhe produkteve. Ai foli gjatë në televizionin e tij, “News24” duke nxjerrë edhe mesazhe, që sipas tij, i çonte Edi Rama në kohën që raportet ishin të mira mes tyre.

Konkretisht, Hysenbelliu tha se kryeministri i kërkoi disa vite më parë që të sulmonte një ministër të Jashtëm. Sipërmarrësi nuk e tregoi emrin e ministrit dhe nuk specifikoi nëse bëhet fjalë për dekadën e fundit dhe një prej ministrave të kabinetit të tij që ka qenë në krye të diplomacisë apo të qeverisë Berisha.

Këto ditë kam qenë me familjen në Athinë, ai (Rama) ishte aty në të njëjtin hotel. Aty shkëmbeheshim, atij i rrotulloheshin sytë saqë u largua. Pse e shqetëson kaq shumë atë njeri? Nuk kam qenë nga ata botues që t’i bëja presione njerëzve të rëndësishëm. Rama më thoshte bëji presion një ministri të Jashtëm.

Më çoi sms “bëji transparencën deri në fund ministrit të Jashtëm dhe pastaj fshije këtë sms”. Si mund t’ia bëja unë këtë ministrit të Jashtëm kur ai bënte detyrën, gëzonte respekt në punën e tij.

Rama e nisi këtë se nuk isha pjesë e vijës së tij editoriale. Jam munduar të mbaj ekuilibra, pasi jam biznesmen dhe kam mbi 2 mijë të punësuar. Ne para zgjedhjeve kemi pasur shumë debate. Në një sms i kam thënë “unë me median nuk jam në ekstrem me ty, por brenda shpirtit jam kundër teje pasi nuk dua të jesh një Erdogan i dytë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit