Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier për mes një njoftimi në llogarinë e tij në Twitter njoftoi për një vizitë në Kosovë të ambasadores Kate Marie Byrnes dhe Gjeneralit, Major Lasica nga Komanda Evropiane e ShBA-së.
“SHBA-ja e mbështetë plotësisht tranzicionin gjithëpërfshirës të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndër veprueshme nga NATO. Krenar për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe të shkëlqyer,” shkroi Hovenier në postimin e tij.