-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jam keq”! Presidenti i Federatës çohet në spital me pranga në duar

Kryesoret

Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ka njoftuar Prokuroria Themelore e Prishtinës të mërkurën.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, kreu i FFK-së dyshohet se ka kryer veprat penale “keqpërdorimi i besimit” dhe “shmangie nga tatimi”. Është raportuar se lidhet me institucionin që ai drejton.

Prokuroria tutje ka thënë se është në koordinim me Policinë duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë çështje.

Policia të martën i kishte lënë ftesë kreut të FFK-së që sot [e mërkurë] të paraqitej në stacion policor për intervistim. Pas intervistimit, ai është ndaluar për 48 orë, por më pas u dërgua në spital pas problemeve shendetesore.

Dje u intervistua edhe një zyrtar tjetër i FFK-së. Agim Ademi ditë më parë u lirua nga akuzat për një rast të ndodhur shumë vjet më parë e që nuk ishte i lidhur me futbollin.

Arrestohet Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit