Sekretari i shtetit në Minsitri të Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia refuzoi ofertën bujare për një asociacion të hartuar dhe propozuar nga ai.
Staroviq ka thënë se Asociacioni është përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.
“Kur përpiqeni të jeni të zgjuar, por vetëm konfirmoni arrogancën tuaj. AKS-ja është e përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të cilën #Kosova* e nënshkroi dhe e ratifikoi.
Kurti, duke ofruar të cilësojë si një akt bujarie, po tallet me dialogun dhe po i ofendon serbët.
Marrëveshjet e mëparshme përcaktojnë qartë se kush do ta hartojë statutin e AKS-së dhe definitivisht nuk është Kurti, por vetë serbët vendas”, ka shkruar Staroviq në Twitter.