Ish-kryeminsitri, Sali Berisha po zhvillon një takim me demokratët e Matit ku prezantoi prezanton kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë, Skënder Gjuci.
Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se fitorja e kandidatëve të koalicionit është fitore e lirisë dhe e një Shqipërie që nuk e pranon monizmin.
“Një vit e gjysmë më parë dhe në këtë sallë dhe në çdo takim, demokratët kishin një kërkesë; ti emërojmë ne dhe të mos na i emërojë kryesia e partisë në Tiranë, përfaqësuesit tanë.
Jam i kënaqur që vij këtu sot para jush me këtë kërkesë legjitime plotësisht të plotësuar. Çfarë do përpjekje që u bënë unë ju garantoj ju se kam qëndruar në anën tuaj dhe tek po vija lexova mesazhin e një demokrati, i cili më falënderonte, më tha se; u tregove stoik për primaret dhe na nderove ne si demokratë.
Kjo është e vërteta, ishte si një praktikë e parë, një praktikë që u zhvillua në mënyrë të shkëlqyer, në të cilën ju treguar një shkallë të lartë politike, formimi politik, një vlerësim të madh për lirinë dhe sot ne shkojmë ballë hapur para të gjithë zgjedhësve, demokratë, socialistë, pa parti, me Skënder Gjucin, Bedri Hoxhën, Ismail Ukën dhe me çdo kandidate dhe kandidat në Shqipëri.
Ndaj dhe ju ftoj të bëjmë gjithçka, natën ditë, të derdhim djersë dhe të sakrifikojmë për të mbrojtur vlerat e kandidatëve tanë, për të promovuar kandidatët tanë, për të bërë gjithçka për fitoren e tyre.
Fitorja e tyre është fitore e lirisë, është fitore e gjithsecilit prej jush, është fitore e idealeve tuaja, e një Shqipërie që nuk pranon monizmin, e një Shqipërie që beson tek vetja dhe e ardhmja,” u shpreh Berisha.