Prej disa ditësh llogaria zyrtare e konkurrentit të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, është kthyer në temë diskutimi.
Duke qenë një senzacion i këtij edicioni, ai arriti që në pak muaj të grumbullojë mbi 630 mijë ndjekës në llogarinë e Instagramit, që deri më tani menaxhohej nga familjarët e tij.
Këta të fundit dolën me një deklaratë publike duke treguar se i kishin ndryshuar emrin e faqes, duke i vënë atë të motrës së tij – Ina Ejlli.
Megjithatë, faqja tashmë për momentin nuk ekziston pasi është fshirë nga Instagrami.
Po të kërksoh llogarinë me emrin e ri (Ina Ejlli) ose me atë të vjetrin (Luiz Ejlli), ajo nuk shfaqet më.
Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo, megjithatë duket se ka mosmarrëveshje për posedimin e kësaj llogaria.
Në këtë situatë është përfshirë edhe ish-banoeri i BBVA 1, Meridian Ramçaj, i cili përmes disa reagimeve në InsatStory ka publikuar disa mesazhe, që i cilëson si të pavërteta dhe që nuk kanë të bëjnë me të. /Telegrafi/