Drama rreth llogarisë zyrtare në Instagram e Luiz Ejllit po vazhdon prej ditësh.
Këngëtari nga Shkodra që është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania nga dhjetori i vitit të kaluar në pak muaj arriti një numër të jashtëzakonshëm ndjekësish brenda një kohe të shkurtër.
Tashmë kjo llogari numëron 642 mijë ndjekës, por së fundmi nga emri Luiz Ejlli u ndryshua duke u kthyer në atë të motrës së tij, Ina Ejlli.
Për të sqaruar publikun, familja e këngëtarit dolën me një deklaratë duke thënë se u bë për arsye se është tentuar që t’u merrej faqja.
Më pas gjatë ditës së sotme llogaria u ‘zhduk’ dhe nuk figuronte në faqen e Instagramit, por me t’u rikthyer pas disa orësh tashmë në faqe janë fshirë të gjitha fotografitë dhe postimet e mëparshme.
Në të aktualisht figuron vetëm një video e një droni që kohë më parë ishte dërguar nga fansat për shkodranin.
Rreth llogarisë së Ejllit në Instagram po qarkullojnë raportime të shumta ku pretendohet se faqja po sulmohet nga palë të ndryshme për t’u menaxhuar.