-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të ardhurat e Sunak për vitin 2021-2022 mbi 1.9 milionë paund

Kryesoret

Kryeministri britanik, Rishi Sunak dha detaje për çështjet e tij tatimore. 

Përmbledhja tregon se të ardhurat e tij arritën në më shumë se 1.9 milion paundë në vitin financiar 2021-22 duke paguar taksë prej 432,493 paundë.

Të ardhurat e tij përfshijnë 1.6 milion paundë në fitime kapitale nga një fond investimi me bazë në SHBA dhe gati 330,000 paundë nga interesat e kursimeve dhe dividentët.

Ai gjithashtu rendit pagën e tij nga roli i tij si deputet dhe kryeministër si 156,163 paundë.

Udhëheqësi konservator është zotuar për herë të parë të publikojë deklaratat e tij tatimore në verën e vitit 2022.

Megjithatë, javët e fundit ai është përballur me kritika për vonesën në publikimin e detajeve.

Vitin e kaluar, Sunak u bë politikani i parë i vijës së parë që u shfaq në Listën e Pasurëve të Sunday Times së bashku me gruan e tij, Aksatha Murthy, me një vlerë neto prej 730 milion paundë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit