Ditën e sotme policia ka zhvilluar një operacion anti drogë ku ka arrestuar 20 persona të cilët shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka dhënë detaje për operacionin policer që goditi 2 grupe kriminale që shpërndanin drogë pranë shkollave.
U vunë në pranga 20 persona dhe 4 në kërkim. Në cilësinë e provës, u sekuestruan 2 kg e 121 kokainë, 300 doza kanabis, 5 milionë lekë, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celularë.
Disa prej të arrestuarve janë Fabian Qoku,Redi Lolaj, Eduard Hysa, Dorjano Çela, Enver Mehmeti, Fatbardh Bardhi, Martin Kuka, Marsel Gjona, Mariglen Hoxha, Muharrem Tarushi, Polikron Shabani, Erion Xhaxho, Altin Llani, Jurgen Hasamataj.
Kokaina në kroskotin e makinës, publikohet videoja e aksionet antidrogë në Tiranë/ Emrat
Ata vepronin të ndarë në grupe të vogla dhe shpërndanin në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës që frekuentohen nga të rinj.
Po ashtu përdornin mesazhe të koduara dhe qarkullonin me transportin publik për të shmangur kontrollin e policisë.