-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjosa park kombëtar, Malltezi pyet Ramën: Po HEC-et, guroret dhe ujërat e zeza?

Kryesoret

Pak ditë më parë qeveria vendosi që të miratonte vendimin për të shpallur lumin Vjosa Park Kombëtar. Por drejtuesi i Departamentit të Mjedisit të grupit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi thotë se realiteti në terren është krejt ndryshe nga sa shkruhet në letër, referuar kritereve.

“Në realitet:

  1. Ujërat e zeza të Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit dhe Memaliajt (si edhe dhjetëra fshatra gjatë udhës) derdhen në Vjosë (0 impiant trajtimi ujërash të zeza)
  2. Industria e naftës derdh mbetjet nga nxjerrja e naftës (psh Gorishti) – 0 impiant trajtimi ujërave të ndotura para se të derdhen në Vjosë.
  3. Shtrati i Vjosës dëmtohet çdo ditë nga guroret breglumore, përfshi ato të vëllait të Piro Lutaj në Poçem dhe Kapllan-pallatit në Varibob mu buzë Vjosës, por këtyre nuk ua ndjen fare për ligjin se i japin ryshfet e vota Sulltanit.
  4. Po me HEC-in Kalivaç dhe HEC-in Poçem, që ua dha Sulltani turqve, çfarë po bëhet? HEC-e në Park Kombëtar?” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit