Zv.kryeministrja Belinda Koçiu ka bërë një përmbledhje të progresit të Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi po përgatitet për të përfunduar disa kapituj negociues gjatë këtij viti.
Ajo nënvizoi se puna me palën evropiane është në vazhdim dhe se çdo hap duhet të analizohet me kujdes teknik.
“Ne jemi duke punuar dhe presim përfundimin e Konferencës së Tetë Ndërqeveritare. Pas kësaj presim rekomandimet dhe kushtet përmbyllëse. Ambicia jonë është që brenda këtij viti të nisim diskutimet për mbylljen e 10 kapitujve,” tha Koçiu.
“Kemi një sërë kapitujsh që po rakordohen, por nuk mund të bëhen publikë ende. Duhet të ulemi me palën evropiane dhe të diskutojmë një nga një detyrat dhe rekomandimet përpara finalizimit.”









