Vula prej shumë muajsh është kthyer në kryefjalë të opozitës për shkak të konfliktit të PD-së në gjyqe. Por ndryshe nga konflikti brenda PD-së me kosto indirekte, vula e re e policisë së shtetit ka kosto direkte dhe do t’u kushtojë më shumë se 25 milionë lekë xhepave të taksapaguesve. Faqja e prokurimeve publike ka njoftuar lidhjen, nënshkrimin e kontratës me policisë së shtetit së drejtuar nga Muhamet Rrumbullaku dhe firmës “LEL-Medical” me pronare Engjëllushe Podgoricën, e cila do të marrë 25 milionë lekë (2,484,240) për vulat e reja të policisë.
Dosja e tenderit
Emri Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
Lloji i procedurës: “Procedurë e hapur e thjeshtuar”.
Objekti i kontratës: Blerje materiale për prodhimin e vulave.
Numri i referencës së procedurës: REF-55787-01-11-2023.
Fondi limit: 2,738,230 (dy million e shtateqind e tridhjete e tete mije e dyqind e tridhjete) lekë pa TVSH.
Vlera totale përfundimtare e kontratës (duke përfshirë lotet opsionet dhe nenkontraktimit): V Vlera 2,484,240 (me TVSH) Monedha Lekë
Data e lidhjes së kontratës: Datë 13.03.2023.
Emri dhe adresa e kontraktorit / nenkontratori
Emri OE: “LEL-Medical” sh.p.k, me NIPT K81917006T
Adresa Njesia bashkiake nr. 2. Rruga e Elbasanit, Vila nr. 7 Sauk, Tiranë.