Pasditen e sotme ka rënë zjarr në afërsi të një magazine në fshatin Nevicisht, Korçë.
Mësohet se persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një sasie mbetje solare dhe bitumi, e cila ndodhej pak metër larg magazinës.
Nga ky zjarr rrezikohej linja e tensionit të mesëm që furnizon disa fshatra për rreth zonës.
Zjarrfikëset kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit pas disa minutash.
Policia po vijon hetimet për rrethanat e ngjarjes dhe autorët e saj.