Paraditen e sotme Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Arlind Lagjin ish-drejtorin e doganës së Fierit i cili ditën e hënë në datën 20 mars shkaktoi dy aksidente të njëpasnjëshme në rrugën Transballkanike duke lënë të plagosur dy persona të moshës 66 dhe 63 vjeç. Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg teksa gjyqtarja e kësaj çështjeje Dorina Stroka e ka pranuar kërkesën.
Arlind Lagji u përfshi më herët në një skandal pasi u denoncua nga Algert Beluli se e kishte kërcënuar. I riu dyshonte se bashkëshortja e tij, Anxhela Ngjeqari, e tradhtonte me ish-drejtorin e Doganave në Fier. Algert Beluli publikoi audio-përgjime me zyrtarin ku ky i fundit e kërcënonte me jetën e vajzës dhe i thoshte ‘do ta bëj trupin thela-thela’.
Merr fund arratia! Arrestohet ish-drejtori i “tmerrshëm” i doganës