-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nga Klosi: Rama ka marrë borxh 5 miliardë euro

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha po zhvillon një takim me demokratët e Klosit ku prezantoi  kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë, Bedri Hoxha.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se që nga viti 2013 e deri më sot, Edi Rama ka marrë borxh 5 miliardë euro. Sipas ish-kryeministrit çdo fëmijë që lind sot, lind me një borxh 4300 eurosh.

“Nga viti 2013 e deri më sot, Edi Rama ka marrë 5 miliardë euro borxh. Me 5 miliardë euro, rrogat në Shqipëri mund të rriteshin 6 herë, rrogat mund të rriteshin 3 herë dhe po kaq pensionet.

Me 5 miliardë euro, çdo fëmijë që lind sot, lind me një borxh 4300 euro. Me 5 miliardë euro, fshati shqiptar, Shqipëria do të ishte një vend krejt tjetër. Këtu po them vetëm borxhin, nuk po flas për taksat që u dyfishuan, nuk po flas për tarifat, gjobat dhe burime të tjera të ardhurash,” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit