Fshati Mollas në Korçë është gdhirë me lëkundje të forta dhe të shumta sizmike. Goditja më e fortë ishte 4.4 ballë gjatë natës që u pasua edhe nga shumë të tjera, por me magnitudë më të vogël.
Prefekti Korçës Nertil Jole ka reaguar në lidhje me lëkundjet e tërmetit. Përmes një postimi në facebook Jole bën me dije se nga tërmeti nuk ka pasur asnjë banesë të dëmtuar. Ai thekson se ekipet e emergjencave janë në terren dhe po bëjnë vlerësimin e situatës.
“Gjatë natës së kaluar lëkundje tërmeti u ndjenë në zonën tonë dhe epiqendra ishte në fshatin Mollas. Nga biseda që pata këtë mëngjes me administratorin e Mollasit dhe banorë të Qafzezit, mësova se nuk ka patur pasoja. Ekipi e emergjencave do të jetë në terren për çdo nevojë të banorëve dhe vlerësim të situatës”, shkruan Jole.
“Zien” toka në Shqipëri! 35 goditje tërmeti, ku është epiqendra e nxehtë?