Lefter Alla ka qenë nën survejimin e policisë dhe më pas të SPAK sapo është hapur hetimi për shkeljen e barazizë në tenderin me vlerë 3 milionë euro. Kryebashkiaku i Bulqizës së bashku me vartësit e tij kanë përpiluar letrat me qëllim që tenderin ta fitonte bashkimi i kompanive “BOE EGLAND& BE-IS”.
Më pas punimet do t’i kryente kompania”2AF ALBANIA” GROUP e cila do të merrte edhe shumën e përcaktuar nga buxheti i Bashkisë. Kjo e fundit administrohej nga Aqif Konesha, njeri i afërt i Allës.
Gjatë vëzhgimeve në terren dhe përgjimeve, SPAK ka arritur të sigurojë prova për lidhjen mes tyre. Ata janë parë së bashku në disa ambiente, kanë udhëtuar jashtë vendit dhe kanë patur komunikimi mes tyre në rrjetin Whatsapp.
Në vendimin e masave të sigurisë, rezulton se në një moment të hetimit, të akuzuarit kanë rënë në gjurmë të ndjekjes së autoriteteve dhe kanë nxituar të rregullojnë letrat.
Daci ka deklaruar se marrëveshja është lidhur për shumën e 4 milion lekëve të reja, por më pas në dokumenta është shkruar shuma 36 milion lekë. Në përgjime rezulton se Rasim Daci ka orjetuar Dali Gazidedën se si të flasë para hetuesve gjatë marrjes në pyetje.
“Shkëputja e punimeve tre muaj ka qe eee…
-Në Shkurt kemi rifillu prap. Në Tetor e kemi mbyllur.
A e kupto atë muhabet?. Edhe për punë tubash jo sa janë vu, ku e mbaj mënd se sa janë vu, e di që ne e kemi përfunduar atë komplet thuaj.
-Se mbaj mend unë se sa janë vu, si janë vu thuaji.
Mos u ngatërro me data, në shifra”.