-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E mori përpara furgoni! Vdes shqiptari në Itali

Kryesoret

Një 59-vjeçar shqiptar mbeti i vrarë të martën në provincën e Caserta-s në Itali.

Ai ishte duke lëvizur me një biçikletë, kur u përplas nga një furgon. Policia ka arrestuar shoferin, i cili është një 28-vjeçar, po ashtu shqiptar.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:30 të mëngjesit të 21 Marsit. Sipas asaj që shkruajnë mediat, furgoni ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë.

Shoferi pasi përplasi 59-vjeçarin u largua në këmbë. U desh të kalonin disa orë që të zbulohej identiteti i tij dhe më pas të vihej në pranga.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes shkoi urgjenca, por ishte tepër vonë. Sipas hetimeve, 59-vjeçari ishte duke shkuar në një klinikë për të kryer analiza mjekësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit